Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Astrit Patozi kërkoi një pakt kombëtar për të arritur ndryshimet e domosdoshme për sistemin zgjedhor. Sipas Patozit, pakti kombëtar do e çlironte vendin nga kriza shumë e thellë politike ku është futur.

“Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të përciptë zgjedhore, por ka nevojë për një pakt për shtetin. Ne na duhet një reformatim i rregullave të lojës dhe duke marrë spunto nga reforma zgjedhore, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për një pakt të madh kombëtar, i cili të na çlirojë nga ngërçi i madh dhe kriza shumë e thellë politike që Shqipëria po vuan”, u shpreh Patozi.

Koordinatori i Bindjes Demokratike theksoi se rekomandimet e OSBE-së janë të pamjaftueshme dhe nëse palët fokusohen vetëm te ato, thjesht do të shtyjnë krizën politike.

“Ajo që në kemi paraqitur sot dhe jemi të parët për fat të keq, pasi duhet të ishin të tjerët që duhet ta kishin bërë. Ne kemi dhënë shembullin tonë se si dilet nga ky qerthull, pasi rekomandimet e OSBE janë të pamjaftueshme. Nëse reformën zgjedhore do ta bëjmë vetëm me implementimin e tyre, thjesht kemi shtyrë krizën dhe nuk e kemi zgjidhur atë.

Duhet të fillojmë nga sistemi, i cili është përgjegjës për këtë situatë dramatike, ku mazhoranca dhe opozita janë në një marrëdhënie aspak normale, ku kemi një president që nuk njeh Parlamentin dhe Parlamenti nuk e njeh atë. Jemi në një krizë shumë të thellë dhe prej saj dilet pasi opozita dhe Qeveria të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha Patozi.

“Si opozita, ashtu edhe mazhoranca, e ka për detyrë që ta vizatojë se si e do Shqipërinë e së nesërmes”, shtoi ai.

Sipas Patozit, “kjo nuk është një betejë se kujt i ngel faji, por është një çështje që duhet zgjidhur”.

  Top Talk/ Ja cilin sistem zgjedhor propozon Astrit Patozi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA