Disa gra rebele kanë nisur të heqin veshjen tipike në Arabinë Saudite, ku mbulimi tradicional i trupit shihet si simbol pastërtie.

Princi Muhamed bin Selman tha në një intervistë për CBS vitin e shkuar se veshja mund të ndryshohej, pasi nuk kërkohej me detyrim në islam.

Megjithatë, gratë e kanë të vështirë ta ndërmarrin një hap të tillë, edhe po t’u ndalohet me ligj.

Disa gra janë treguar të guximshme dhe i kanë hequr rrobat tradicionale kur kanë shkuar në supermarket, jo për në punë.

Me këtë veprim kanë bërë që të kthehen shumë koka nga qytetarët, të cilët nuk janë mësuar me pamje të tilla. Disa mendonin se ishte ndonjë këngëtare e famshme, dhe habiteshin që ishte thjesht një grua saudite.

Aj.P

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA