Marotta pyetet mbi Mauro Icardin, befason me përgjigjen e tij

24/10/2019 10:44

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, para sfidës midis Interit dhe Dortmund është ndalur të flasë për mikrofonat e “Sky Sport”.

“Pavarësisht kundërshtarit, ne futemi gjithmonë në fushë për fitoren, kjo është filozofia jonë”, është shprehur ai.

Marotta u ngacmua nga gazetarët e pranishëm në lidhje më Mauro Icardin, i cili është në pronësi të Interit, por i huazuar tek PSG, ku po zhvillon paraqitje shumë të mira të shoqëruara me gola dhe asist.

“Nuk kemi dyshuar kurrë në cilësitë e Mauros, ai është ende një lojtar i yni dhe po e ndjekim me interes maksimal. Momentalisht kemi një repart sulmues shumë të fortë, i dyti më i miri në Serie A. Kemi një kontingjent mjaft të mirë lojtarësh dhe kemi shtuar numrin e italianëve në ekip gjë që na gëzon shumë”, u përgjigj Marotta.

Top Channel