Pas vetëm një viti në Madrid ku më shumë ka qëndruar në stol e tribunë sesa në fushë, Brahim Diaz do të largohet në janar nga ekipi spanjoll.

I blerë 17 milionë euro nga Manchester City, fantazisti ka kaluar shumë dëmtime dhe nuk bindi asnjëherë në 12 ndeshje ku ka shënuar vetëm 1 gol.

Mbetet për tu parë strategjia e drejtuesve të Real Madrid nëse do të pranojnë ta huazojnë apo do ta shesin përfundimisht atë teksa ofertat nuk mungojnë kryesisht në La Liga dhe Premier League.

Top Channel