
Votat e diasporës në Kosovë/ Të mërkurën nis numërimi për më shumë se 15 mijë fletëvotimi
24/02 20:01
Në Prishtinë vazhdojnë takimet e punës mes grupeve të posaçme të ngritura nga partitë që morën më shumë vota në zgjedhje.
Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Alberta Hashani dha më shumë detaje mbi grupet e punës të ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gazetarja dha detaje edhe për procesin e rinumërimit të votave, i cili pritet të përfundojë sot.
Top Channel