Në një kohë që Komisioni i reformës zgjedhore do të mblidhet nesër për konstituimin e grupeve te punës dhe prezantimin e paketës, e cila adreson 5 rekomandimet e para të OHDIR, shtrohet pyetja nëse LSI do jetë prezente.
Petrit Vasili tha në Top Talk se LSI nuk ka ftesë për të qenë në Komision.
“LSI nuk një ftesë të tillë, mesa kam pyetur dhe me kolegë të tjerë nuk ka ftesë”, tha ai.
I pyetur nëse është vetëm çështje protokolli mungesa në komision ai tha: “Po besoj. Në momentin që jemi ftuar (bëhet fjalë këtu për konferencën e parë të organizuar nga OSBE) kemi dhënë një provë të gatishmërisë për çmundim në një kontekst kaq negativ e krijuar nga shumica për të hedhur dritë mbi reformën zgjedhore. Një mundësi siç qe ajo e OSBE, ne morëm pjesë, për të tjerat janë pyetje që shkojnë për një mazhorancë që nuk e do pjesëmarrjen dhe për të bërë gjërat transparente”.
I pyetur nëse LSI si forcë politike e njeh këtë strukturë si të përshtatshme për të bërë Reformën, në në kohë kur PD ka thënë që nuk do bëhet pjesë e këtij komisioni, Vasili u shpreh:
“Qëndrimi i opozitës së bashkuar ka qenë unik. PD u ka qëndruar atyre formulimeve të përbashkëta të cilat janë publike dhe janë përmbledhur në platformën me 5 pika . Nuk ka vullnet për gjithëpërfshirje nga shumica sepse do që të bëjë një kozmetikë të reformës zgjedhore për të ruajtur situatën e grabitjes së votës, dhe sigurisht prezenca aktive e gjerë e opozitës është një prishje e llogarive dhe e këtij modeli kriminal zgjedhor i cili është instaluar në Shqipëri”.
Top Channel