Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F.S., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., ditën e zgjedhjeve, në fshatin Sllapuzhan të Komunës së Suharekës, në vendvotimin e objektit shkollor “Xhavit Sylaj” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës, në atë mënyrë që pasi voton, fletëvotimin përmes telefonit celular “iPhone XR” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” si dhe në portalin “Suhareka online”.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.S., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Top Channel