Kryeministri britanik shtyn përpara votimin e marrëveshjes për Brexit

22/10/2019 04:35

Kryeministri britanik, Boris Johnson po tenton të shtyjë përpara në parlament votimin për marrëveshjen rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, pasi është detyruar nga kundërshtarët e tij që t’i nisë letër Brukselit për shtyrje për Brexitit.

Teksa kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në datën kur Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga blloku evropian, kushtet e divorcit janë sërish të paqarta, meqë disa politikanë britanikë kërkojnë marrëveshje, të tjerë largim pa pakt dhe ka zëra për referendum të dytë.

Ndonëse Johnson ka arritur marrëveshje me BE-në javën e kaluar për këtë çështje, ende nuk është marrë vendim nëse votimi i këtij dokumenti në parlamentin britanik do të ndodhë të hënën.

Qeveria britanike insiston që ky shtet duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor, mirëpo ende nuk dihet nëse kryeparlamentari, John Bercow, do ta lejojë një gjë të tillë.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA