Këngëtari i njohur Endri Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e statusit që bëri bujë disa javë më parë, ku akuzonte qeverinë për vjedhje dhe denonconte se kishte rënë pre e lojërave të fatit.
I pyetur nga Bieta, ai pranoi se ishte mashtruar, duke fajësuar pjesërisht veten që ra papritur në grackën e “atyre njerëzve” siç i quajti ai.
“Në ato momente njeriu s’ di se ç’bën një njeri që i është futur asaj nuk e kontrollon dot veten”, u shpreh ai, duke vijuar më tej, “unë kam patur gjithnjë faj, unë jam njeriu më i keq i vetes së vet, ama jam më i miri i të tjerëve, ndaj më duan. Jam krenar se i dua të gjithë dhe nuk i kam bërë njeriu keq, vetes time sa të duash…” vazhdoi ai.
Megjithatë Endri preferoi ta quante këtë rast të mbyllur, edhe pse nuk e mohoi që është ndjerë i peshkuar e nuk i kanë munguar kritikat as nga i vëllai, Stefi Prifti.
Top Channel