Një grua në Ohajo të SHBA-ve u zgjua natën dhe gjeti në banjën e shtëpisë një të panjohur që po mbushte vaskën me ujë të ngrohtë dhe me shampo. Në vaskë kishte vënë 2-vjeçarin e shtëpisë, gati për ta larë.

“U zgjova dhe sapo dola nga dhoma, pashë korridorin poshtë. Dera e banjës ishte hapur dhe një grua ishte përkulur mbi vaskë, ku kishte futur fëmijën tim 2-vjeçar”, tha Areika Hill.

E tmerruar, ajo i kishte marrë fëmijën gruas nga duart, ndërsa i dashuri i saj arriti ta kapë 22-vjeçaren, Elizabet Hikson, dhe ta mbajë derisa erdhi policia.

Gruaja e arrestuar tha se fëmija kishte qenë në fakt duke luajtur jashtë shtëpisë, dhe ajo e kishte futur brenda dhe kishte bërë gati vaskën për ta larë, pasi ishte bërë pis. Nëna e të dyshuarës po ashtu tha se e kishte bërë me qëllime të mira. 22-vjeçarja u dënua me hyrje të paligjshme në banesë private.

Aj.P

FOTO GALERI
2/3
E zonja e shtëpisë ishte zgjuar natë dhe e kishte gjetur Hiksonin duke u bërë gati t'i lante djalin 2-vjeçar në vaskë

Top Channel