25-vjetori i sulmeve terroriste, Trump në Pentagon: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë 11/09 17:48
Rrugët e Madridit u pushtuan nga një numër i stërmadh delesh, për Festën e Trashumançias.
Shoferët u detyruan të lirojnë rrugën e të bëjnë vend për mbi 1800 dele merinos dhe 100 dhi që kaluan në rrugët e qytetit.
Kjo është një traditë bujqësore që vazhdon prej qindra vitesh, kur barinjtë i kthenin delet nga kullotat verore dhe i mbyllnin nëpër stalla para se të vinte dimri.
Festivalet e mëparshme kanë pasur me dhjetëra mijëra kokë dele, shumë më tepër se tani.
Aj.P
Top Channel