Mbrëmjen e djeshme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u përfshi në një aksident në rrugën e Rinasit, ku për fat të mirë nuk pësoi lëndime.

Mësohet se eskortës, e cila po shoqëronte Kurtin, i ka prerë rrugën një makinë me shpejtësi të ulët, që erdhi nga një rrugë dytësore.

Nisur nga çfarë shkruhet në mediat në Kosovë, tre automjetet e tjera shoqëruese kanë frenuar në kohën e duhur, ndërsa makina në të cilën gjendej Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë. Ndonëse kryetari i Vetëvendosjes nuk ka pësuar asnjë lëndim, përpos tronditjes nga aksidenti i befasishëm, atij i është ofruar një autoambulancë të cilën e ka refuzuar, për shkak se pati asnjë pasojë serioze.

Express raporton se më pas Albini ka vijuar rrugën drejt Tiranës përmes një tjetër automjeti, me të cilin ka arritur me disa minuta vonesë. Më pas, rreth orës 21:30 Kurti ka përfunduar takimin dhe është larguar drejt Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA