Ndalimi i dy pjesëtareve të FSK-së në kufirin Kosovë-Serbi, ja reagimi i Zv-ministrit Ramadani

20/10/2019 14:14

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë në Kosovë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndalimit të berë dy pjesëtareve të FSK-së nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinjë.

Ata janë lënë të lirë vetëm pas një bllokimi disa orësh, për të cilin ka raportuar Gazeta Express.Ramadani tha se Serbia nuk po e resht presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, duke i ndaluar me orë të tëra pa asnjë arsye.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.

Ky presion është krejtësisht pa kuptim”, ka shkruar Ramadani. Ai gjithashtu siguroi se me këto veprime nuk mund të arrihet asnjë qëllim. “E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”, ka thënë zyrtari i lartë, sipas të cilit Serbia kështu vetëm sapo dëmton serbët e Kosovës, sepse atë vetë, nuk mund ta ndalë dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA