Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në Mjekës të Elbasanit.

Zjarri ishte aksidental, por u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për rreth një orë për të bërë të mundur vënien nën kontroll dhe më pas fikjen e tij.

Terreni i vështirë e ka penguar punën e zjarrfikëseve, por më pas gjithçka është vënë nën kontroll.

Zjarri nuk ka rrezikuar banesa dhe as pyje.

Ndërkohë autoritet bëjnë me dije se përsa i përket uzinës së demontimit, që ndodhet në zonë, nuk ka nevojë për alarm pasi aty nuk ka armë dhe procesi i demontimit ka mbaruar.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA