Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje mes biznesit dhe sindikatave për rritjen e pagës minimale dhe në të ardhmen ajo do të jetë 14.500 denarë ose 29.000 lekë.

Aktualisht paga minimale është 12,507 denarë ose 25,004 lekë.

“Në vitin 2017 kemi rritur pagën minimale për 3.500 denarë, ndërsa deri më tani ishte 12,507 denarë. Tani ne po i rrisim për 2,000 denarët shtesë, ku shuma do të arrij në 14.500 denarë”, tha Zaev.

Zaev nënvizoi se ai shpreson që deri në fund të mandatit të tij të arrijë objektivin që paga minimale të arrij prej 16,000 denarë ndërsa ajo mesatare 30,000 denarë.

Top Channel