Me dhjetëra protestues katalanas dolën në rrugë duke bllokuar fluturimet e aeroportit të Barcelonës, pasi gjykata spanjolle dënoi nëntë udhëheqës së lëvizjes për pavarësi me rreth 100 vite burg në total.

Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të larguat protestuesit që u mblodhën te aeroporti El Prat.

Mediat spanjolle thonë se policia ka përdorur edhe plumba goma.

Me dhjetëra qytetarë janë shtruar në spital për dëmtime të lehta, ndërkohë që protestat vazhdojnë.

Dënimet e rënda me burg kundër separatistëve kanë qenë shkaku kryesor i kësaj proteste.

Udhëheqësit më karizmatikë të lëvizjes për pavarësi tani janë ose të burgosur, ose të arratisur jashtë vendit, ndërkohë që Spanja pret zgjedhjet e përgjithshme më 10 nëntor.

FOTO GALERI
2/45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA