Ditën e sotme (e martë, 15 tetor), në Luksemburg, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian vendosin mbi çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pozicioni i Gjermanisë është mëse i qartë: ne i mbështesim bisedimet e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë bazuar në votën e Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ka mbi vete pergjegjësinë për paqen, stabilitetin, demokracinë e pajtimin në Ballkanin Perëndimor;dhe kjo do të thotë se ne duhet të mbajmë premtimet tona”, u shpreh Sekretari i Shtetit Për Evropën gjatë takimit në fjalë.

Ndërkohë Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës. “Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA