Arbër Çepani ishte i ftuar së bashku me të motrën, Edlirën, në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën për marrëdhënien e tyre motër e vëlla e kujtuan situata shumë qesharake nga fëmijëria e tyre.

Përpos zënkave dhe aventurave të çmendura të fëmijërisë, Arbri pranoi se gjithnjë ka gjetur mbështetja te familja, sidomos tek Edlira, me të cilën tha se ndan çdo problem dhe shqetësim, përveç çështjeve sentimentale.

Moderatori tregoi se është i ati ai që kuriozohet për të mësuar më tepër me kë del e si e kalon kohën Arbri, kështu që nusja e tij e ardhshme bën mirë të ketë pëlqimin e të atit.

Edhe pse gjatë bisedës u zbulua se martesa nuk është në planet e afërta të Arbrit, pasi ky i fundit ka vendosur të martohet pas moshës 40 vjeçare.
Epo një tjetër detaj ky që duhet të bjerë në veshin e partneres së ardhshme!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA