25/11 14:33
Qeveria holandeze tha se do të mendojë vendosjen e ligjeve të reja për prostitucionin e ligjshëm.
Tashmë do të ndalohen punonjëset e seksit nën moshën 21-vjeçare, si dhe do të duhen licenca të reja për të punuar si prostituta të ligjshme.
Reforma vjen pasi Holanda po përpiqet të përmirësojë kushtet e jetesës për punonjëset e seksit, si dhe të luftojë trafikun njerëzor.
Holanda e ka ligjëruar prostitucionin në vitin 2000, por ka pasur shqetësime për rritjen e pakontrolluar të industrisë.
Top Channel