Nga laboratori në unazat e martesës, një rritës francez diamantesh po korr jo pak sukses.

Brenda pak javësh, Alex Gicquel, mund të rrisë diamante identike me ata të nxjerrë nga një minierë, dhe këta janë më të lirë dhe më etik; kjo është historia e këtij “startapi” në Parisin verior, që do të intensifikojë akoma më shumë prodhimin pasi ka përfituar nga arritjet e bëra në laborator, që janë një risi në tregun e gurëve të çmuar.

E vendosim këtë në reaktor dhe në varësi të asaj që ne duam të bëjmë, një diamant të bardhë apo shampanjë, apo edhe kaf, do t’ia nënshtrojmë përpunimit. Koha varion nga një muaj në tre javë, ndoshta mund të duhet edhe
më shumë se një muaj e gjysmë.

Diamanti, sipas presidentit të start-upit, rritet sepse në dhomën e reaksionit ka karbon dhe atomet e karbonit do të depozitohen atom për atom, shtresë për shtresë në diamant. Krijohen kushtet në të cilat parandalohet çdo gjë tjetër përveç rritjes.

Përreth tij ka polikristalin dhe kjo duhet larguar. Ne e bëjmë këtë me një lazer, e presim dhe e heqim dhe seleksionojmë zemrën që është një kristal i vetëm. Është e thjeshtë.

“Natyra”- thotë Alix Gicquel, i ka bërë ata të mrekullueshëm. Ne nuk mund të bëjmë diamante gjigante me dizajne të veçanta, sic i bën toka, por sidoqoftë, diamantet tona, janë po aq të bukur. Për të njëjtin çmim, mund të blesh një diamant më të madh të prodhuar në laborator dhe ai për më tepër, është një diamant etik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA