Prej një viti banorët e Unazës së Re janë në protestë në zonën e Astirit. Në protestën e ditës së sotme ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Braimllari u shpreh:

Edi Rama bën show me deputetë të marrë borxh, deputetë sharlatanë apo me deputetë që bëjnë pjesë për të marrë ndonjë tender apo për tu bërë pjesë e klaneve të drogës. Ndaj kauza juaj është e drejtë dhe ndaj kjo protestë nuk do të ndalet sepse kjo protestë është në të drejtën e saj.

Ndaj ne protestojmë sot për fëmijët e banorëve të Unazës së Re. Po protestojmë për ato fëmijë, të cilët kanë më shumë se një vit që pësojmë traumën e kësaj qeverie anti-sociale dhe kësaj qeverie kriminale. Ne jemi këtu për t’iu përkrahur në çdo protestë sepse protesta juaj është e drejtë, protesta juaj është qytetare dhe ju nuk po shkelni asnjë ligj të këtij vendi.

Ne do të jemi në mbështetjen tuaj sepse jemi të bindur që përkrahim njerëz, qytetarë të ndershëm që kanë mbi 30 vite që i paguajnë taksa këtij vendi. Nëse Edi Rama do të kishte një projekt në Unazën e Re nuk do të kishte arsye t’i sillte sekserët e aluzmit që të paguanin faturat dhe t’i merrnin lekë banorë të Unazës së Re.

Nëse Edi Rama do të kishte me të vërtetë një projekt, minimumi në këto 6 vite mos t’u merrte taksën e pronës sepse këto banorë kanë 30 vite që paguajnë taksën, kanë 30 vite që paguajnë ujin, dritat dhe taksën e pronës së tyre. Ndaj këto janë në të drejtën e tyre dhe nuk ka qeveri, dhe Prokurori, dhe Gjykatë që dënon këtë protestë të ndershme.

Faleminderit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA