17/01 14:50
“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, tha sot një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime u anuluan për shkak të problemeve të djeshme.
Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg, dhe sipas një zëdhënësi të aeroportit, protestuesit nuk hynë në terminal, kështu që dëmi ishte i vogël.
Ai tha se nuk kishte informacion për numrin e udhëtarëve që u prekën nga anulimi i fluturimeve.
Shpërthejnë tensionet në Barcelonë, pushtohet aeroporti
Top Channel