Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Në Kosovë po bëhet bartja e kutive me fletevotimet nga diaspora për t’i dërguar nga Qendra e Verifikimit për në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim.
Ndërkohë gjatë këtij procesi të angazhuarit e KQZ-së janë pajisur me maska.
Ndërsa votat e ardhura nga Serbia do vazhdojnë të qëndrojnë në Qendrën për Verifikim dhe po kujdeset policia për ta siguruar vendin.
Kujtojmë se këto masa vijnë pas ngjarjes së djeshme ku disa zyrtarë kosovarë kanë pësuar alergji në fytyrë dhe duar, pas kontaktit me votat e ardhura nga Serbia.
Top Channel