Barazon me miqësoren, me Nigerinë Brazili ngec sërish

13/10/2019 22:19

Brazili sërish nuk arrin të fitojë dhe e con në 4 numrin e sfidave miqësore pa sukses. këtë radhë skuadra 5 herë kampione e botës u ndal në barazimin 1-1 me Nigerinë në një ndeshje të zhvilluar në Singapor dhe ku bëri debutimin e tij me përfaqësuesen e vendit afrikan edhe ish futbollisti i skënderbeut Peter Olainka.

Nigeria e mbylli në avantazhion 1-0 pjesën e parë të kësaj sfide me golin e Arribas edhe pse ishte ‘Seleçao’ ajo që e kërkoi më shumë golin. Për t’u theksuar është se në fillimin e ndeshjes Brazili humbi shërbimin e Neymar i cili pësoi një tjetër dëmtim duke dalë nga fusha e lojës që në minutën e 12.

Brazili e ktheu ekuilibrin në rezultat në fillimin e pjesës së dytë kur shënoi edhe golin e barazimit me Casemiron. Pas këtij momenti, Brazili i shtoi sulmet në portën nigeriane në kërkim të golit të dytë por pa sukses, ndërkohë që në minutat e fundit të sfidës erdhi edhe momenti i debutimit të Peter Olayinkës me fanelën e Nigerisë, me futbollistin që po përjeton një periudhë vërtet pozitive në karrierën e tij.

Top Channel