Vodhi sërish një banesë në Vorë, pranga 38-vjeçarit, theu masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për të njëjtën vepër penale Shqiptarë që deklarohen malazezë apo kroatë, ndërsa të tjerët, ata që ruajnë fort identitetin dhe rrënjët, janë të detyruar masivisht të largohen nga vendi i të parëve. Duket si një histori e largët, por që sot në fakt mund ta prekësh dhimbshëm vetëm pak km nga Shqipëria në zonën e Krajës mbetur në Mal të Zi që prej vitit 1878.
Por si janë asimiluar shqiptarët në mjaft fshatra? Padushim kemi të bëjmë me pjesën më tragjike sepse identitetin e tyre mund ta kuptosh lehtësisht nga mbiemrat, por edhe elementë të tjerë të cilët ata i mohojnë. Përmes investigimit tonë do të tregojmë pikërisht këtë , dhunën e fortë që është bërë për të shuar plotësisht shqiptarët e këtushem autoktonë.
Po babën e keni pas shqiptar?
Persida Perkoliç : Prej Liarje, shqiptar, por ka pas folur serbisht.
Një zonë historikisht shqiptare, të cilës po i shuhen të gjitha gjurmet e saj. Asimilim, deformim i historisë, braktisje… Gjurmë shqiptare e gazetarit Marin Mema sjell sot në mbrëmje në 20:10 një investigim rrënqethës…
Top Channel