Vajza bukuroshe të së djathtës ekstreme janë përpjekur të joshin vajza britanike në lëvizjen e tyre duke u bërë premtime luksi, status prej vajze të famshme dhe duke u thënë se do të kenë me mijëra djem që do t’i adhurojnë.
Lauren Southern duket si çdo influencuese tjetër Instagrami, me fotot ku shfaqet e buzëqeshur e me poza seksi. Ajo ka 170 mijë ndjekës, por nuk e përdor famën për të shpërndarë dashuri.
Ajo është një nga “kukullat” e së djathtës ekstreme të cilat po përpiqen të joshin sa më shumë vajza britanike në lëvizjen e tyre.
Ekspertët thonë se e djathta ekstreme po përdor mënyra të ndryshme për të joshur vajza të reja në lëvizjet e tyre me pikëpamje neonaziste e për të shpërndarë urrejtje kundër racave e feve të tjera.
Kjo bëhet për arsyen se lëvizjet e së djathtës ekstreme janë karakterizuar gjithnjë nga meshkuj të inatosur e të dhunshëm. Rekrutimi i vajzave të bukura pritet ta ndryshojë këtë imazh.
Top Channel