11 tetori, dita e vajzave/ Mesazhe në mbarë botën për barazi me djemtë

11/10/2019 19:44

Prej 2012-ës, 11 tetori njihet nga Kombet e Bashkuara  si dita ndërkombëtare e vajzave.

Iris Luarasi:

“Për të rritur numrin e vajzave dhe grave që denoncojnë dhunën, që denoncojnë trafikimin apo pabarazitë gjinore. Edhe dita e sotme është padiskutim një ditë që t’i bëj njerëzit të mendojnë që të dyja palët janë të barabarta”.

Martesat e hershme, pengesat në arsim dhe shëndetësi, vështirësitë në punësim, diskriminimi e dhuna e ushtruar janë disa prej temave të zgjedhura ndër vite në mbarë botën në 11 tetor që vajzat të kenë mundësi të barabarta me djemtë.

Vendimet i merr gjithmonë burri.

Por të forcuar të drejtat e vajzave,shpjegon aktivistja Iris Luarasi, ky mësim nis  fillimisht nga sjellja e prindërve.

 “Nëse do të vazhdojmë me historinë që ti bëj punët e shtëpisë dhe unë marr vendimet sigurisht që askush nuk fiton në këtë rast dhe sigurisht ata që dalin më të humbur nuk janë burri dhe gruaja por fëmijët e tyre që do kenë këtë model të shëmtuar në të ardhmen e tyre”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA