Zbulohet statuja e Zlatan Ibrahimoviç, batuta pikante e gjigantit suedez

09/10/2019 08:34

Në qytetin Malmo të Suedisë u zbulua një statujë e Zlatan Ibrahimoviçit. Gjiganti sudez ose dashurohet, ose urrehet, deklaratat e tij nuk janë kurrë të zakonshme dhe asnjëherë si ato të mëparshmet. Në mijëvjeçarin e tij, Zlatan është ndoshta ai me më shumë vetëbesim. Shembujt ku e ka shfaqur këtë janë të shumtë, i fundit në Malmo.

Ja deklarata e tij pikantë pas zbulimit të statujës:

“Kur shkon në New York, sheh Statujën e Lirisë, kur mbërrin në Suedi sheh statujën e Zlatanit.”

Tashmë 38-vjeç, Ibrahimoviç luan në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar deri tani 30 gola gjatë sezonit të rregull. Në total janë 52 gola në 56 ndeshje, shifra që e bëjnë të mendojë se ende është herët për të varur këpucët në gozhdë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel