U vra me breshëri plumbash në Rinas/ Kush ishte Gilmando Dani, iu bë atentat edhe dy herë të tjera, para një viti doli nga burgu
Para pak minutash ka ndodhur një aksident në Shkodër, ku 37 vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë 10-vjeç.
Sipas njoftimit të policisë ai ndodhet momentalisht në sallën e operacionit.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel