Saturni ka lënë pas Jupiterin duke u bërë planeti me më shumë hëna, sipas kërkuesve amerikanë. Një ekip shkencëtarësh zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit me unaza duke e çuar totalin në 82. Jupiteri ndërkohë ka 79 satelitë natyrorë.
Hënat e Saturnit u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea të Havait.
Secili prej objekteve të sapo zbuluara në orbitën rreth Saturnit ka një diametër prej rreth 5 kilometrash. 17 prej këtyre hënave, rrotullohen rreth planetit në drejtim të kundërt.
Tre hënat e tjera rrotullohen në të njëjtin drejtim me atë të vetë Saturnit. Dy prej këtyre hënave duan rreth dy vjet të udhëtojnë përreth planetit me unazë.
Hënat më të largëta që rrotullohen në drejtim të kundërt, duan më shumë se tre vjet të përfundojnë udhëtimin e tyre.
Studimi i orbitës së këtyre hënave, mund të tregojë origjinën e tyre dhe mund të japë edhe informacione mbi kushtet që rrethojnë Saturnin – thonë shkencëtarët.
Jupiteri ka qenë planeti me numrin më të madh të hënave që nga fundi i viteve 90-të. Ekipi i shkencëtarëve tani ka nisur konkursin për ti vendosur emra hënave të Saturnit.
Top Channel