25/11 16:24
Rajli Eliot, 33 vjeç, nga Zelanda e re, është bindur që njerëzit e kanë gabim për peshkaqenët, dhe do të ndryshojë mendimin e tyre për gjallesën më të frikshme të oqeaneve.
Ai i thotë këto fjalë edhe pasi pak kohë më parë postoi video të një peshkaqeni 3 metra të gjatë që po përpiqej t’i kafshonte varkën.
Elioti është një ekspert peshkaqenësh, dhe ai thotë se ka mësuar të notojë me grabitqarët më të mëdhenj të detit, vetëm duke iu afruar ngadalë dhe me kujdes.
Ai thotë se duke treguar respekt ndaj tyre nëpërmjet lëvizjeve të trupit, ai ka arritur qëndrojë pranë tyre pa e sulmuar, dhe ka realizuar këto foto të pabesueshme.
Top Channel