Diku nga fundi i filmit “Paterson” i regjisorit Jim Jarmush, 2016, film me përmbajtje thellësisht poetike, një zotëri japonez i përkorë thotë sesi leximi i poezive të përkthyera i ngjan bërjes së dushit me pardesy.
Një mendim ky jo fort i këndshëm për sa i përket artit të përkthimit e aspak kurajues për përkthyesin. Ekzistojnë teori të ndryshme përkthimi – apo strategji përkthimesh e të tjera simotra – interesante e bindëse, por të vështira për t’u vënë në praktikë.
Nuk mundet e nuk duhet të jetë detyrë e përkthyesit të ndërtojë a priori punën e tij duke u bazuar në një teori e të punojë kështu sipas logjikave apo direktivave të paracaktuara. Çdo përkthim është një aventurë më vete, një tokë e palëvruar. Le të marrim një shembull pragmatik: një nga poezitë më të thukëta, më të fuqishme e shprehëse të N. C. Kaser–it është ajo me titullin “Trauer” (shqip – Zija), e ndërtuar nga tri strofa, gjithsej – 3 vargje – 10 rreshta – 82 germa.
Mbi këtë poezi është shkruar një ese prej tetë faqesh, që do të thotë: 366 rreshta – rreth 3000 fjalë – 17.000 germa. Kjo sa për të dhënë një ide të pafundësisë e të procesit të ndërlikuar të përkthimit, të sfidave në të cilat gjendet e duhet të përballojë përkthyesi. Vetë përkthimi është një lojë. Një lloj fjalëkryqi. Çdo poezi, çdo fragment, është një fjalëkryq sipas skemës e përcaktimit të autorit.
Detyra e kënaqësia e atij që përkthen duhet të jetë këmbëngulja që çdo fjalë, çdo morfemë, të jetë në vendin e vet, derisa skema të jetë e plotë. Përkthyesi, që ta themi me fjalët e Burhart Kroeber-it, duhet t’i bëhet krah autorit, të bëjë lojën e tij, të ndjekë qëllimin, skicën e strategjinë e tij. Përkthimi shkon përtej saktësisë së përmbajtjes. Nuk është një riprodhim i thjeshtë, por një akt krijues origjinal. Njëkohësisht me të përkthyesi nuk duhet të ketë egon t’i paraprijë apo t’i zërë vendin krijimit, por të zërë pozicionin që i përket pa bezdisur e pa rënë shumë në sy.
Me pak fjalë, një përkthim i mirë, për mendimin tim, është ai që nuk kërkon të vihet në dukje, madje që nuk ndihet fare. Le t’i kthehemi bisedës së mësipërme të dushit: një metaforë provokuese, nuk ka dyshim, që na bën të thellohemi. Zotëria japonez ndoshta ka pasur fatkeqësinë të përballet me një përkthim të dobët. Një pohim i tillë nuk ka më baza të shëndosha.
Sikurse nuk kanë disa parakoncepte të trashëguara, të thjeshtëzuara e të kapërcyera, si për shembull: përkthimi i orientuar ose mbi tekstin e nisjes ose mbi atë të mbërritjes, që i përshtatet në mënyrë të saktë ose përmbajtjes ose formës; që ndjek rreptësisht origjinalen ose që shkëputet apo distancohet prej saj haptas e me dashje. Sikurse ajo e përkthimit rreptësisht nga gjuha origjinale. Le t’i lëmë mënjanë teoritë mediokre e stereotipat si “përkthyes skllav” e “përkthyes tradhtar”.
Është i mundshëm, madje i domosdoshëm, përdorimi i përshtatshëm e i arsyeshëm i të gjitha strategjive. Një përkthim cilësor luan shkathtësisht Werner Menapace, përkthyes me origjinë gjermane e nënshtetësi italiane, ka lindur në Termeno (Bolzano) më 1950. Ka kryer studimet e larta për gjermanistikë e romanistikë në Munih të Bavarisë e për letërsi krahasuese në Insbrug (Austri). Tri herë fitues i Çmimit Letrar Internacional Merano – Europa në fushën e përkthimit, në veçanti për veprat e autorit gjerman Wolf Wondratschek, poezi e romanin Das Mädchen und der Messerwerfer.
Së fundmi ka marrë shumë vlerësime për përkthimin nga gjermanishtja të autorit italian me origjinë gjermane Norber. C. Kaser: Groll waechst mir im bauch–rancore mi cresce nel ventre, 2017, publikuar nga shtëpia botuese “Alphabeta”. Artikulli i mësipërm mbi përkthimin është botuar së pari në revistën “Poeteka” nr. 51. e në mënyrë elastike me materialin e me mjetet që ka në dorë, duke i përdorur të gjitha mundësitë. Ai është i zoti të pajtojë e të përziejë me saktësi aspektet e ndryshme të një teksti: përmbajtjen, formën, stilin, nivelin, gjuhën e fillimit, gjuhën e mbërritjes, autorin, lexuesit, qëllimin etj.
Një përkthim i ndjeshëm dhe pasionant është, pa dyshim, në gjendje të ofrojë një “prodhim” më të plotë, më të vërtetë e harmonik. Duhet mbajtur parasysh se jo gjithçka mund të përcillet – e kjo vlen natyrisht edhe për tekstet e vetë N. C. Kaserit. Pa mohuar që – e kjo është diçka që dihet – përkthimi i përsosur nuk ekziston. Eh, jo… Por nuk ekziston as vetë “përkthimi”. Përkthimi i N. C. Kaser-it është një optional.
Pra, duke i qëndruar metaforës së “Patersonit” e duke e transformuar paksa mund të thuhet: kush lexon poezi të përkthyera mund të bëjë dush pa pardesy, duke e shijuar tërësisht. Mundet – është e pashmangshme – që uji të mos jetë i njëjtë me origjinalin: të ketë një prejardhje tjetër, më pak apo më shumë i pastër, më i butë apo më i rëndë, pak apo më shumë gëlqeror, më i ftohtë apo më i nxehtë; do ketë të tjera kanale e tuba, të tjera rubinete e mishelatorë, një tjetër kokë dushi e shkarkues…, por do të jetë, gjithsesi, një ndjenjë e një përvojë rifreskuese, rikrijuese, stimuluese, bindëse, që të josh… Një aventurë të cilën ia vlen ta provosh.
Top Channel