Foto/ Nga protestat në rrugë në kandidat për kryeministër, ndryshimi i Albin Kurtit në vite

07/10/2019 18:54

Fitorja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, i jep të drejtën Albin Kurtit për të qenë kandidati për kryeministër i Kosovës.

Sot 44 vjeç, imazhi i Kurtit është i një lideri evropian, që nuk ka asgjë të bëjë me imazhin e një djali që protestonte në rrugët e Prishtinës kundër pushtetarëve dhe kryeministrave, pozicion që pretendon ta marrë së shpejti.

Për vite me radhë, Albin Kurti fotografohej në rrugë në protesta dhe në përplasje me policinë, deri sa mori vendimin për t’i hyrë politikës. Sërish me Vetëvendosjen, përplasjet u zhvendosën brenda institucioneve dhe kryesisht në Parlament.

Tashmë i kujdesshëm në daljet publike, gjithnjë i veshur me kostum dhe pa flokët e gjata me të cilat u shfaq për herë të parë, Albin Kurti nxorri në opozitë politikanët kundër të cilëve ka protestuar për vite me radhë.

Më poshtë do të gjeni disa foto të veçanta që tregojnë ndryshimin e Albin Kurtit në vite.

FOTO GALERI
8/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA