Reja: Turqisë i mjafton edhe një pikë, për ne është mundësia e fundit

06/10/2019 12:18

Edi Reja në konferencën për shtyp ka folur për shanset e kualifikimit, teksa është shprehur se Turqia do të luajë edhe për barazim pasi janë thuajse të kualifikuar, ndërsa Kombëtares shqiptare i duhet vetëm fitorja.

Ai është shprehur se do të shkojnë për një rezultat pozitiv (fitore) në Turqi.

Kur nis një garë, shanset janë për të gjithë. Kjo me Turqinë është mundësia e fundit. Turqisë i Mjafton edhe 1 pikë për t’u kualifikuar. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe në aspektin taktik, nuk duhet të gabojmë asgjë, edhe barazimi na penalizon, kemi vetëm një shans. Duhet të shkojmë të bëjmë një ndeshje pozitive për të marrë një rezultat pozitiv.

Edi Reja për ndeshjen e parë kundër turqve: Ishte një Shqipëri tjetër. Shpresoj që të mos përsëritet ai rezultat. Nuk bëj llogaritë e asaj ndeshjeje sesa të asaj që Turqia në shtëpi mundi Francën. Turqia në fushën e saj është e fortë pasi ka publikun në krahun e saj dhe ndeshjet janë të një intensiteti të lartë.

Edi reja për Turqinë në Shkodër: Calhanoglu ka treguar aftësitë, por ata kanë lojtarë të rëndësishëm sidomos në mesfushë e sulm që të  bëjnë shumë keq. Në krahasim me sfidën në Shkodër kjo skuadër ka ndryshuar shumë. Dy golat e pësuar nga Islanda ishin mungesë vëmendje nga ana jone. Po punojmë që t’i eliminojmë këto gabime.  Duhet të tregojmë vëmendje ndaj tyre. Kjo është ndeshje që mund të vendosë fatin në favor të njërës apo tjetër skuadre. Kur humbet në shtëpi me një ekip direkt peshon shumë, por ne do të shkojmë me bindje për të marrë rezultat pozitiv.

Top Channel