Fiorentina ka ardhur në një formë spektakolare, ku ka shënuar tre fitore radhazi dhe është ngjitur momentalisht në vendin e gjashtë, pozicion që të kualifikon për kupat e Europës.

Skuadra italiane këtë sezon ndërroji pronar dhe bëri disa lëvizje të bujshme në merkaton e verës, por nuk e nisi mirë kampionatin.

Në katër ndeshjet e para grumbulloi vetëm dy pikë dhe më pas erdhën rezultatet me një super Ribery.

Goli i vetëm i takimit në fitoren kundër Udineses u shënua në minutën e 72 nga Milenkoviç.

Serie A mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Top Channel