Ka përfunduar pjesa e parë midis Partizanit dhe Teutës në shifrat 1-1, pas një super goli të shënuar nga Trashi në fundin e pjesës së parë nga goditja e dënimit.

Goli i parë u shënua nga Teuta në minutën e 37, ku para pak sekondash Romero ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Goli i barazimit u shënua nga Lorenc trashi në minutën e 3-të shtesë, dhe sapo topi përfundoi në rrjetë arbitri i dha fund pjesës së parë.

Goditja e dënimit ishte në një trajektore shumë të vështirë, ku topi ishte pothuajse afër goditjes së këndit.

Në takimet e tjera, Tirana po udhëheq ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-2, ndërsa Skënderbeu-Luftëtari është mbyllur në barazim pa gola.

Kategorinë Superiore mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA