Mijëra besimtarë ndjekin meshën e Krishtlindjes në sheshin Shën Pjetrit, mesazhet e forta për paqe nga Papa Leoni Prindërit po përballen me një adoleshencë të hershme të fëmijëve të tyre që në ciklin bazë arsimor.
“Ka fëmijë që zhvillohen shumë herët. Në moshën 9- vjeçare , 10 vjeçare janë të zhvilluar edhe në aspektin seksual por edhe kanë kaluar nga paradoleshenca në një adoleshencë më të hershme. Kjo sepse kushtet klimaterike, mënyra e të ushqyerit kanë ndryshuar dhe niveli I hormoneve më I lartë”, thotë Brunilda Laboviti, psikologe.
Si rrjedhojë e këtij zhvillimi, adoleshentët veprojnë pa menduar dëmin që mund të shkaktojnë. Rasti më i fundit ndodhi pasditen e së premtes, ku një vajzë 13 vjeçare inskenoi rrëmbimin e saj për të kaluar pasditen me shoqërinë e klasës. Ndërsa familjarët e saj prisnin me ankth gjetjen e 13 vjeçares, forca të shumta policie u vunë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen, ku u zbulua se rrëmbimi ishte mashtrim.
“Një adoleshent nuk e parashikon pasojën. Domethënë ai e bën, realizon atë që ka dëshirë ,sic ishte dalja me moshatarët e saj dhe ndërkohë nuk mendon çfarë do të ndodh më pas. Qoftë dëmin, traumën që I shkakton familjes apo vetë asaj”, thotë ajo.
Adoleshenca në këtë moshë të vogël, kthehet edhe më e rrezikshme e ndikuar nga disa faktorë.
“Në adoleshencë ndikon shumë edhe shoqëria, e vendimet merren mes moshatarëve. Përveç mungesës së komunikimit me prindërit, pasojat mund të jenë edhe si rezultat i përdorimit të tepërt të teknologjisë e rrjeteve sociale” , shprehet psikologia më tej.
Psikologia klinike, Brunilda Laboviti, këshillon familjet që të tregohen të kujdesshëm në trajtimin e fëmijëve në këtë periudhë delikate, ku edhe pse ju duken fëmijët e vegjël, t’iu lënë hapësirat e tyre.
“Këshilla ime është tërhiq e mos e këput” , thotë ajo.
Top Channel