“Kina e Ukraina të hetojne Biden”, Donald Trump tashmë bën kërkesën publike ndaj dy vendeve

04/10/2019 06:17

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar publikisht Ukrainës dhe Kinës të hetojnë Joe Biden dhe të birin.

Ish zv presidenti Joe Biden është pretendenti kryesor demokrat në garën e 2020 për preisdent dhe kryeson një përpjekje të demokratëve për shkarkimin e Trump.

“Ata duhet të hetojnë për Joe dhe Hunter Biden, sepse si mundet një kompani e sapokrijuar ose gjithë ato kompani të ushtrojnë aktivitet. Kina duhet të nisë një hetim për ta. Sepse ajo që ka ndodhur në Kinë është po aq e rëndë sa ajo që ka ndodhur në Ukrainë”- tha Trump.

Demokratët e akuzojnë presidentin amerikan se po përdor ndihmat ushtarake si një mënyrë për ta detyruar Ukrainën të gërrmojë për Baiden. Një telefonatë mes Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, bëri që një informator i komunitetit të inteligjencës të ankohej dhe ndezi madje edhe fillimin e procedurave për shkarkimin e tij në kongres.

Por, Trump tha se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se hetimi ishte një gjueti shtrigash. Ai ka akuzuar Joe Biden dhe të birin për korrupsion në marrëveshjet e tyre politike dhe të biznesit në Ukrainë dhe Kinë, por nuk ka dhënë prova specifike.

Top Channel