Zhgënjen United dhe Roma, ja rezultatet e 12 sfidave të para në Europa League

03/10/2019 20:59

Kanë përfunduar 12 sfidat të Europa League që janë luajtur në orën 18:55 (11) dhe 1 është luajtur në orën 16:50, ndërsa në orën 21:00 do të luhen edhe 12 sfida të tjera.

Manchester United është ndalur në barazim pa gola kundër Az Alkmaar në takimin e luajtur në Holandë.

Teksa ndeshja tjetër e Grupit L midis Astanës dhe Partizanit të Beogradit e luajtur më herët ishte mbyllur në shifrat 1-2 për serbët.

Barazim edhe për Romën në fushën e austriakëve të Wolfsberger të cilët janë në vend të parë së bashku me italianët me nga katër pikë dhe golavarazh të njëjtë, 5 gola të shënuar dhe vetëm nga një të pësuar.

Besiktas dhe Monchengladbach janë në vendin e tretë dhe të katërt me nga një pikë, pasi u ndalën në barazim 1-1 në sfidën që u luajt sot.

Europa League mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Rezultatet e takimeve të tjera:

Young Boys 2 – 1 Rangers

St Etienne 1 – 1 Wolfsburg

Oleksandriya 1 – 1 Gent

Feyenoord 2 – 0 FC Porto

Ferencvaros 0 – 3 Ludogorets

CSKA Moscow 0 – 2 Espanyol

Braga 2 – 2 Slovan Bratislava

Besiktas 0 – 1 Wolves

Top Channel