Interi mund të marrë një lajm të mirë sa i përket sulmuesit Romelu Lukaku i cili mungoji në ndeshjen e Championsit kundër Barcelonës për shkak të një dëmtimi.

Ai është shumë pranë rikuperimit dhe sipas mediave italiane do të jetë i gatshëm për sfidën me Juventusin.

Ky do ishte një lajm shumë i mirë për “zikaltërit” pasi edhe sulmuesi tjetër Alexis Sanchez do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Sampdorias.

Si alternativa të tij, shikohen Politano dhe Vecino, por nuk duhet anashkaluar as 17 vjeçari Esposito.

Top Channel