Formacionet zyrtare: Alkmaar-United, miqtë me 7 mungesa

03/10/2019 18:03

Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Europa League, ku ndeshja e parë midis Astana dhe Partizanit të Beogradit ka filluar, dhe është rezultati 0-1 pas pjesës së parë.

Teksa janë publikuar edhe formacionet e ndeshjes kryesore të kësaj jave e cila është AZ Alkmaar-Manchester United, me këta të fundit që vijnë me shtatë mungesa.

Vendasit vijnë me rreshtimin 4-3-3; Portier: Bizot; Mbrojtje: Wijndal, Wuytens, Vlaar, SugaWara; Mesfushë: Koopmeiners, de Wit, Midtsjo; Sulmi: Idrissi, Boadu, Stengs.

Ndërsa United me formacionin 4-1-4-1; Portier: De Gea; Mbrojtje: Dalot, Lindelof, Rojo, Williams, Matic para mbrojtjes në mesfushë: Gomes, Mata, Fred, James dhe në sulm i riu Greenwood.

Mungesat e United: Bailly, Martial, Pogba, Shaw, Wan-Bissaka, Jones, Fosu-Mensah.

Takimin mund ta ndiqni në platformën Digitalb.

Top Channel