Dy gola të shpejtë në Lazio-Rennes, Arsenali shënon të katërtin

03/10/2019 22:26

Janë shënuar dy gola të shpejtë në takimin e Europa League midis Lazios dhe Rennes, ku fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh.

Në minutën e 55-të, Morel do shënonte me kokë pas një goditje dënimi, pikërisht në krahun e Strakoshës që mund të bënte diçka më shumë.

Pas vetëm nëntë minutash Sergei Milinkovic-Savic ka barazuar shifrat.

Ndërsa në sfidën e Arsenal kundër Liege ka shënuar golin e katër për vendasit Ceballos.

Ju kujtojmë që Europa League mund ta ndiqni në platformën Digitalb.

Top Channel