Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së 29/09 23:00
Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës shënohet çdo vit më 2 tetor, ditëlindjen e Mahatma Gandhi.
Kjo festë reflekton respektin universal që Gandi ka frymëzuar dhe forcën dhe rëndësinë e filozofisë së tij.
Aktualisht, toleranca po sfidohet në shumë pjesë të botës. Luftërat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, diskriminimi, terrorizmi, trafikimi njerëzor dhe dhuna ndaj grave kërcënojnë me miliona njerëz.
Zgjidhja e konflikteve nëpërmjet paqes është një sfidë e madhe dhe strategjitë e parandalimit janë një nga prioritet e Kombeve të Bashkuara për të arritur këtë qëllim. /KosovaPress/
Top Channel