Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare Kina organizoi paradën ushtarake më të madhe të të gjitha kohërave me rastin e 70-vjetorit të krijimit të shtetit komunist.
Parada u përdor edhe për të paraqitur predhën e re, e cila ishte mbajtur sekret deri tani, Dongfeng 41 ICBM, për të cilën thonë se është një raketë hipersonike që mund të godasë në territorin amerikan për 30 minuta pa u diktuar nga sistemet mbrojtëse të rivalit perëndimor.
Në këtë paradë morën pjesë 15 mijë trupa, 160 avionë, 580 automjete ushtarake, dhe ishte e para e këtij lloji që mbahej që nga viti 2015.
Vetë presidenti amerikan i dërgoi urime homologut për festën e 70-vjetorit, ndërkohë që presidenti kinez Xi u shfaq para shikuesve me një makinë limuzinë të prodhimit kinez, dhe i tha popullit se askush nuk mund t’i ndalë.
Top Channel