617 kg kokainë e pastër është sekuestruar në Brazil. Kokaina është gjetur brenda një kamioni në një zonë rurale të quajtur Brasnorte dhe sipër saj ishte stampuar logo e klubit të futbollit të Elbasanit.

Sipas policisë, droga kishte vlerën e 9 milionë dollarëve, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Evropa. Ndonëse nuk përcaktohet shteti përfundimtar, dyshimet janë se Shqipëria do ishte ndalesa e fundit, për shkak të logos së Elbasanit.

Operacioni është realizuar më 2 shtator dhe katër persona kanë rënë në pranga.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA