Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. “Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç”, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë.
Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag – sistemi sovjetik i kampeve të punës – tashmë shihet si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë.
‘…Qe ende errësirë, megjithëse drita e jeshiltë po shkëlqente në lindje. Një puhi e hollë dhe hileqare po frynte nga i njëjti drejtim. Nuk ka çast më të keq sesa ai kur del për marshimin drejt punës në mëngjes. Në errësirë, të ftohtë ngrirës, me stomak të uritur dhe me të gjithë ditën përpara. Këtu humbet fuqinë për të folur.’
Aleksandër Solzhenicin përshkroi një ditë në jetën e një të burgosuri, Ivan Denisoviç Shukhov. Personazhi qe imagjinar. Por qenë miliona si ai – qytetarë të pafajshëm, të cilët, si edhe vetë Solzhenicini, qenë dërguar në Gulag gjatë valës së terrorit të Jozef Stalinit. Censura dhe frika pati ndaluar çdo informacion mbi të vërtetën se çfarë ndodhte në kampe, por kjo histori ia doli të shtypet. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike nuk qe më kurrë i njëjtë pas botimit.
“Ne qemë absolutisht të izoluar nga informacioni dhe ai filloi të hapë sytë tona”, kujton shkrimtari dhe gazetari Vitali Korotiç. Jeta nëpër kampe qe diçka e tillë “qe e pamundur edhe të mendoje për të”, thotë ai. “Unë lexova dhe rilexova librin dhe thjesht mendova se sa i guximshëm ishte ai. Ne kishim shumë shkrimtarë, por nuk kishim pasur kurrë një shkrimtar të tillë me kurajë”. Ishte udhëheqësi sovjetik, Nikita Krushov, i cili urdhëroi publikimin e romanit të shkurtër të Solzhenicinit gati një dekadë pas vdekjes së Stalinit. “Pasi u publikua, qe i pamundur që të ndalohej”, rikujton Korotiç. Menjëherë filluan shumë publikime ilegale. Shumë njerëz që patën qenë nëpër burgje filluan të kujtojnë se çfarë kishte ndodhur.
Të Dhëna
Shtëpia Botuese | Fan. S. Noli |
Fletët | 220 |
ISBN | 978-9928-203-07-6 |
Redaktori | Jorgji Doksani |
V. Bot | 2015 |
Vendodhja | Tirane |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Përkthyesi | Nikolla Sudar |
Top Channel