MONIKA STAFA
Shkrimtarë si George Orwell, John Updike dhe Barack Obama janë ndër emrat që PEN America, organizata e gjerë pankulturore me qendër në New York, pohon se u janë refuzuar të burgosurve në mënyrë të padrejtë.
Në një burg në New York, autoritetet policore u përpoqën të ndalonin një libër ku paraqiteshin hartat e lëvizjes së hënës në kohë periodike, me argumentin se ‘paraqiste rrezik për arratisje’. Ndërsa burgjet e Florida-s, të burgosurve u është ndaluar të lexojnë fjalorët e Klingon-it të njohur për mësimet që ai jep për t’u bërë shkrimtarë apo aktorë. Po ashtu cuditërisht, është ndaluar dhe një libër ngjyrosës. Figurat të cilat gjenden brenda janë pulat. Në Teksas, burgjeve u është cuar një listë e tërë librash të ndaluar. Numërohen më shumë se 10,000 të tillë nga autorë të njohur e jo vetëm amerikanë si p.sh, Alice Walker, John Updike, George Orwell dhe Joyce Carol Oates.
Në libraritë dhe bibliotekat amerikane në Javën e Librave të Ndaluar, po përkujtohet si cdo vit E Drejta për të Lexuar. Pikërisht gjatë këtyre ditëve, PEN America ka dalë në një deklaratë publike ku shkruan se ndalimi më i madh i librave në SH.B.A. është në burgjet shtetërore dhe federale, ku aktualisht gjenden më shumë se 2.2 milion të burgosur. Organizata e fjalës së lirë i bën thirrje Kongresit Amerikan për seanca dëgjimore mbi ndalimin e librave nëpër burgje, me një peticion të nënshkruar nga pothuajse 40,000 njerëz që thonë se Kongresi ‘duhet të hedhë dritë mbi këtë cështje dhe se ku e pse ajo po shkelet më ashpër’.
Duke përshkruar kufizimet e fundit për librat në burgje si ‘të errëta dhe arbitrare’, peticioni thotë ndër të tjera se aksesi në letërsi në burgjet amerikane po shkon keq e më keq, duke argumentuar se studimet tregojnë se të burgosurit me qasje në informacione dhe ide që mund të merren vetëm prej leximit, kanë më pak të ngjarë të kryejnë vepra të tjera penale. Arsyet e dhëna nga autoritetet përse në burgje ndalohen libra apo cdo gjë që ka lidhje me to, varion që nga përmbajtja seksuale e tyre e deri tek përshkrimet e dhunës apo arratisja. Por organizata e njohur, PEN thotë se përderisa këto arsye përfshijnë fusha të shqetësimit të ligjshëm, ato shpesh “interpretohen aq gjerësisht sa që në thelb shpesh herë shërbejnë si justifikime të përshtatshme për ndalime arbitrare … që aplikohen për të kundërshtuar logjikën”.
Në raport shënohet se: “Zyrtarët në një burg në Ohio ndaluan një grup të rinjsh që dhuronte libra të dërgonin një libër biologjie një të burgosuri, duke i etiketuar vizatimet anatomike si ‘nudo’… Në një burg të Arizonës është ndaluar libri Dragonologjia: Libri i plotë i Dragonjve; Fizika e thjeshtë dhe bazat e skicimit. Në Tenesi, zyrtarët nuk pranuan të japin leje- hyrje për një libër që kishte lidhje me Holokaustin, duke përmendur faktin se libri përmbante foto të trupave nudo të viktimave. Ndërsa në një burg federal në Kolorado, zyrtarët ndaluan një të burgosur të tërhiqte dy librat memuaristike të Barack Obama-s, duke i quajtur ato ‘potencialisht të dëmshme për sigurinë kombëtare”. Por ky vendim u ndryshua më vonë. PEN thotë se raporti i saj, nuk është parashikuar të demonizojë zyrtarët e burgut apo të ‘pakësojë shqetësimet e ligjshme të sigurisë’. Por ai vëren se kufizimet e librave në burgjet e SH.B.A.-së ‘shpesh janë të ekzagjeruara, të pakuptimta ndaj dhe lind nevoja që ato t’i nënshtrohen një shqyrtimi më kuptimplotë sepse mbi të gjitha shkel një prej të drejtave që të burgosurit e kanë; leximin pas hekurave’. Raporti vëzhdon më tej me konstatimin se “..dhe cili është rezultati? Ai që në fund ne fitojmë vërtet një sistem kontrolli të librave që hyjnë në burgje por vazhdojmë të rrisim numrin e njerzve dështakë në jetë, me idenë se ata nuk janë në gjendje t’i kthehen jetës në një shoqëri që i përmbush idealet demokratike dhe kushtetuese. Ndaj në mënyrë urgjente si një çështje praktike por dhe si një detyrim moral, ndoshta ka ardhur koha për të rivlerësuar gjendjen e së drejtës për të lexuar brenda burgjeve amerikane”.
Top Channel