Ljuis Hamilton ndërpret serinë e fitoreve të Ferrrarit teksa triumfon në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1 në Çmimin e Madh të Rusisë duke regjistruar fitoren e tij të 9 sezonale.

Piloti britanik i Mercedes përfitoi nga problemet në makinën Ferrari të Sebastian Fetel që bëri që aplikohet makina virtuale e Sigurisë për të marrë këtë fitore të papritur.

Problemi teknik i Fetelit kompromentoi edhe garën e pilotit tjetër të Ferrarit, Sharl Lëklerk që në fund arriti ta mbyllë atë në vendin e tretë, pasi Valteri Botas që u rendit në vendin e dytë.

Në vendin e katërt u pozicionua Maks Vershtapen që e nisi garën nga vendi i nëntë për shkak të penalizimit, i ndjekur nga Albon.

Me fitoren në Rusi Hamilton i afrohet akoma më shuimë titullit të 6 për pilotë teksa sheh që diferenca me Botas shkon në 73 pikë, ndërsa ajo me Lëklerk në 107.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA