Alfio Rrotani ishte një ndër të ftuarit e mbrëmshëm së emisionit “Soiree” me Jonida Shehun, i cili përpos biznesit të tij u pyet edhe për faktin që do të bëhet baba për herë të parë.
Jonida i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë mastershefit të njohur, nëse fëmija që po presin është djalë apo vajze.
“Koha do të tregojë të gjitha gjërat, pasi kam frikë se nëse jap detaje tani mund t’ju zhgënjej më vonë”, është shprehur Alfio Rrotani duke na lënë të nënkuptojmë që ai dhe Fatma janë pak superticiozë në lidhje me këtë gjë.
Aflio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë qenë hermetik përsa i përket këtij lajmi, ku këtu vlen të theksojmë se pas qarkullimeve të lajmeve në media, çifti e ka pohuar shtatzaninë pas disa kohësh nëpërmjet një fotoje në Instagram, prandaj nuk është aspak surprizë që ende nuk e kanë treguar gjininë e fëmijës.
Top Channel