Britanikja “Daily Mail” ka publikuar videon kur një biznesmen 35 vjeçar, i quajtur Asif Ali përballet në shtëpinë e tij me katër grabitës me maska me të cilët përleshet me grushta.
Ai arrin ti ndalë ata dhe t’i dëbojë. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij. Biznesmen nga Rochdale, ka pranuar për mediat angleze se si është munduar të mbrojë gruan e tij 30-vjeçe e identifikuar si Charlotte, e cila ishte në gjumë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë.
Ali ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se qytetarët do ta ndihmojnë atë dhe policinë për t’i kapur sulmuesit, madje ka ofruar shpërblim prej 5 mijë funteve për këdo që ka informacione që do të qonin në kapjen e tyre.
Top Channel